Ylli Luçaj u gjet i pajetë, pasi ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Kuç të Himarës.
Trupi i pajetë i Luçajt u gjet në pyllin e fshatit, ndërsa ai ishte babai i dy fëmijëve.
Prej disa muajsh punonte si roje në rrugën e re Kuç-Himarë që po ndërtohej.
Sipas policisë, 65-vjeçari u qëllua me dy plumba, ndërsa ngjarja mbetet ende e paqartë.
Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar, apo që mund të kenë informacione për ngjarjen.