Të mërkurën mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti

01.06.2020 14:46:09

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë.

Pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që i jep të drejtë themelimit të qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar menjëherë kërkesën për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë.

Burimet bëjnë me dije se LDK-ja tashmë e ka dorëzuar kërkesën dhe se seanca do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

“Është dorëzua kërkesa në Kuvend për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të mërkurën në ora 11:00”, ka thënë ky burim i lajmi.net.

Theksojmë se në ora 16:30, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë konferencë për medie.