Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën e tij për formimin e qeverisë Hoti.
“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, shtoi tutje Shala.
Ndërsa sonte, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e KosovësBesnik Tahiri në ‘Debat Plus’ e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e Shalës.






































