O SHOKË, KËRKOJMË AVNIUN
O shokë, kërkojmë Avniun
Atë që vrau Esat Topçiun
E palosi në Paris
Aty ku tradhëtia u gris
E bëre fora Avni mbi tradhëtarin
Ngrite nderin e shqiptarit
mbi Pashain zbraze pisqollën
Gjarprit me zile i shtype kokën
O shokë, kërkojmë Avniun
Se qeveria sytë na i nxiu
Të gjithë në shesh të mejdanit
Kundra atyre që nxinë vatanin.
Kundra atyre që nxinë vatanin.