Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është takuar sot me ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar.
Gjatë ditës së sotme kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se e ka falënderuar ambasadorin Sakar për ndihmën që Turqia i ka dhënë gjatë kohës së pandemisë, përcjell lajmi.net.
Njoftimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:
Me kënaqësi prita në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Z. Çağrı Sakar, të cilin e falënderova për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen gjatë kohës së pandemisë #covid19.
Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Turqisë në Kosovë bashkëpunojnë në vazhdimësi, përmes projekteve konkrete të TIKA-s e duke shfrytëzuar modelet e mira për përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve në shumë fusha.








































