“Çdo gjë e ka një kufi”, nga kabineti i Agim Veliut flasin për shkarkimin e Vjosa Osmanit

20.06.2020 17:08:17

Edhe nga kabineti i Agim Veliut kanë reaguar për propozimin për shkarkimin nga pozitat drejtuese të Vjosa Osmanit.

Është shefi i kabinetit të Veliut në ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, që njëkohësisht është edhe zyrtar i LDK-së, ai që ka folur në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka lënë të kuptohet se është pro shkarkimit të Osmanit, duke u shprehur se “çdo gjë e ka një kufi”.

“Çdo gjë e ka një kufi! Enough is enough!”, ka shkruar ai.