Mustafa, COVID-19 pozitiv

10.07.2020 20:13:04

Me rritjen e numrit të përgjithshëm të infektuarve me COVID-19, po vërejmë edhe rritje të numrit të personave të njohur të infektuar.

I fundit që e ka deklaruar veten të infektuar është kryetari i LDK Isa Mustafa.

Mustafa ka deklaruar se përpos plogështisë nuk ka simtom tjetër, ndërsa familja e tij kanë rezultuar negativ në testim.

Redaksia jonë i uron shërim të shpejtë krzetarit Mustafa!/fokusi.org/

Të bashkangjitur keni postimin e tij në fb:

“Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”