Rëndohet bilanci/ Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, ja mosha e viktimave

17.07.2020 11:18:52

Vijon të rritet fatkeqësisht numri i personave që humbin jetën çdo ditë nga koronavirusi në vend.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë që ishin në terapi intensive në spitalin Infektiv, të cilët ishin të intubuar. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjecar nga Korca.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.
Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Situata në spitalet COVID

Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.