Mjekja hematologe, Alma Cili, ka rrëfyer disa momente tmerri që përjetoi pas infektimit të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.
Ajo tregon në News24 se pas infektimit me koronavirus në zyrën e saj, në QSUT, ajo nuk mund të mbante më maskë, duke infektuar, për rrjedhojë, edhe bashkëshortin me dy djemtë.
Mjekja tregon se ata vendosën ta luftojnë virusin në shtëpi, duke kaluar edhe momente dramatike.
Sipas saj, çasti më dramatik gjatë gjithë jetës së saj bashkëshortore ka qenë kur ka parë të shoqin ‘të shuhej’ para syve të saj, ku gati sa nuk i ka rënë të fiktë.
“Kisha bashkëshortin, që u infektua pas meje, që filloi të bëjë klinikë, kisha dhe dy fëmijë, që më duhet të kujdesesha për ta. Unë nuk kam bërë asnjëherë rënie të nivelit në gjak, bashkëshorti im po.
Ishte momenti më dramatik gjatë gjithë jetës që ne kemi pasur të shihja dikë që po shuhej para syve të mi, gati i ra të fiktë. Qëndroi në shtëpi për një arsye, sepse jemi konsultuar dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës nën kontrollin e prof. Harxhit, që unë i detyroj jetën time dhe të bashkëshortit, për mua është hero. Pasi e telefonoj dhe i them se bashkëshorti është keq, më thotë “Alma mos u shqetëso, të rrijë në pozicion horizontal, do i fillojmë pak deskametazon, që mendoj se është medikamenti më brilant në gjithë këtë histori, sepse pas fillimit të tij, një dozë fare minimale, që është normale për një fëmijë 7 kg. Ne kemi përdorur soldesam, që 4 mlg jepet për fëmijët. Unë e kam filluar menjëherë, që prof. Harxhi na e ka sjellë në shtëpi, pasi ne nuk dilnim dot,” tregoi ajo.








































