Lodhje pas luftës së pareshtur prej muajsh ndaj Covid, Manastirliu publikon foton e mjekes

19.07.2020 22:19:52

Mjekët në të gjithë botën janë protagonistët e luftës ndaj armikut të padukshëm, çdo ditë duke rrezikuar jetën e tyre për t’u kujdesur për pacientët e infektuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sjellë një tjetër pamje nga brenda Infektivit.

Mbështetur me duar mbi tavolinë ndërsa mban veshur veshjet mbrojtëse, mjekja me emrin Jona duket e lodhur. “Heronj”, shkruan Manastirlii, krahas fotos.

Kujtojmë se opozita akuzoi sot ministren Manastirliu për falsifikimin e pamjeve filmike nga brenda Infektivit, me qëllim të trembë publikun.