Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar afro 1000 vdekje nga koronvirusi për herë të parë që nga maji.
Rritja e vdekjeve ditore të martën shënoi herën e parë që viktimat tejkaluan shifrën 1.000 që nga 29 maji, kur u regjistruan 1,179 jetë të humbura.
SHBA-të raportuan më shumë se 900 vdekje COVID-19 në ditë të shumta javën e kaluar.
Më shumë se 141,000 amerikanë kanë vdekur tani nga COVID-19 në të gjithë vendin dhe mbi 3.8 milionë të tjerë kanë rezultuar pozitivë për virusin që nga shfaqja e tij për herë të parë e deri më sot.








































