Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka hesht, megjithëse është në dijeni, të manipulimit të listës me fituesit.
Gazeta “Shqip” ka pasqyruar prej ditësh, abuzimin, që është bërë nga Ministria e Mbrojtjes, për rastin e Aldo Gracenit, djalit që doli fitues i bursës së plotë, për degën Mjekësi Ushtarake, në Akademi Ushtarake Greke.
Aldo Graceni pas “konkursit” dyditor, të zhvilluar në datat 15-16 korrik 2020, në Qendrën e Personel Rekrutimit, u rendit i pari me 90.86 pikë të grumbulluara

Lista ku u shpallën fituesit e bursës së NATO-s, në vend të parë Aldo Gracani






































