Specialistja e ISHP, Eugena Tomini, foli për situatën e krijuar në vend nga kornavirusi. Në një intervistë në “News24”, Tomini deklaroi se ka një trend në rritje të infektimeve, me një intensitet që përvijon nga 100-150 raste në ditë.
Tomini theksoi se janë evidentuar edhe raste infektimi në grupmoshat e reja, duke shtuar se këta të fundit po trengojnë neglizhencë ndaj Covid-19.
Sa i përket asaj që mund të ndodhë në vjeshtë, kur do të jetë i pranishëm edhe gripi stinor, specialistja e ISHP tha se pritet një situatë e vështirë, por që të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe do të bëjnë gjithçka për të bërë të pamundurën të mundur.