Per Politikat qe Vrasin

13.10.2020 13:50:53

Nga Skënder MULLIQI

Ushtrimi i të drejtës qytetare duket si e pa arritshme .Nese për dikend diçka është e drejtë , nuk është për palën tjetër.Njerëzit nuk mund të pajtohen në jetë për shumë çka më njeri-tjetrin, për të njejtën çështje.Të gjitha këto divergjenca shoqërore përmirësohen vetëm duke u zbatuar ligjet . Ligjshmëria garanton të drejtën , pa të cilën nuk kemi as drejtësi të mirëfilltë.Në Kosovë ende kemi mungesë ligjshmërie si e drejtë fundamentale për secilin njeri.Nuk po mbrohen si duhet interesat e shumicës. Dikush edhe për ndonjë delikt të vogël, shkon në burg, kurse të prvilegjuarit e kësaj shoqërie, njerëzit e politikës , edhe për delikte të rënda , apo edhe për vepra penale , nuk po e marrin dënimin e merituar !Në Kosovë janë instaluar politika që po vrasin.Këto politika kanë krijuar dy taborre.Njëri taborr është pakica e privelgjuar në pushtet, kurse shumica janë qytetarët.Këto dy krahasime sigurisht së nuk janë të mira për një shoqëri, e cila pretendon të jetë e prosperuar dhe demokratike .Ne të gjitha rrethanat shoqërore politike , duhet të bëhët e mundur funksionimi i ligjshmërisë , e jo të pengohet siq po ndodhë shpesh në shtetin e ri të Kosovës.Divergjencat mbrenda shoqërore mund të sjellin situata të vështira politike , ekonomike dhe situata tjera jo të mira.Duket së në prosperimin e gjithëmbarshem të Kosovës po ndikojnë edhe disa nga traditat jo të mira, si ndarjet regjionale e ndarjët krahinore , e që janë primitivizma të së kaluarës .Këto po kanë ndikime negative më shumë të formës individuale.Edhe ndarjët dhe përqarjët fetare kanë filluar të thëksohen tek grupët e caktuara, që është fenomen shumë i dëmshem për një shtet dhe për një komb.Me avansimin e civilizimit evropian forcohet edhe ligjshëmeria e cila e mbron gjithësecilin barabartë.Shumë deklarime ndërkombëtare sikur që është Deklarata Univerzale për të Drejtët e Njeriut , e OKB-së, janë manifeste që e mbrojnë secilin individualisht dhe si kolektivitet. Mohimi i interesave të popullit na dërgon në luftëra. Logjika populliste e cila shumë po përdorët nga kastat në pushtet është logjikë shumë e dëmshme, është logjikë e cila cenon paqën .Edhe logjika për ndryshim kufijshë , jo vëtem që bën ndarjen mbi bazat etnike , e dyndjet etnike gjithmonë prodhojnë luftëra.Mbrojtja e interesave të popullit është më qensorja për një shoqëri demokratike. Disa që po na paraqiten si mbrojtës të popullit , këtë po e bëjnë për vete, e në dëm të qytetarëve. Neve ,na duhet një rend i ri shoqëror ku të gjithë i gëzojnë të drejtat e barabarta para ligjit , si e drejtë fundamentale njerëzore.Na duhet një shoqëri e rregulluar për të cilën duhet të luftojmë deri në fund.