Haradinaj ngushëllon familjen Arifaj pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve

Haradinaj ngushëllon familjen Arifaj pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve

13.10.2020 14:51:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve të kësaj familje në Gjermani.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shprehet i tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bruckberg të Gjermanisë.

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.

U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, shkruan Haradinaj.