MISTERIOZITETI I VDEKJEVE NGA COVID 19, ME TË CILIN NUK PO MERRET MJEKSIA!

01.11.2020 15:57:15
Ahmet Asani
▪︎Në një familje diku në Kosovë infektohen dhe sëmuren nga COVID 19 gjithë anëtaret familjes, nga me i riu e deri më plaku mbi 90 vjeçar! Të gjithë burra e gra edhe ata me sëmundje shoqëruese e tejkalojnë infeksionin nga virusi COVID 19, por vetëm një anëtar i familjes jo! Vetëm njerit anëtar të familjes virusi Covid 19 ia ngurtëson dhe bënë mushkritë sikur gurë, ia ndalon frymëmarrjen dhe ia merr jetën para kohe!
▪︎Duke u nisur nga ajo që kemi degjuar nga institucionet shëndetësore nacionale e internacionale, të gjithë do duhej te mendonim që personi te cilit COVID 19 ia ka ngurtësuar mushkeritë dhe ia ka marr jetën, do të duhej te ishte më plaku ne familje, ose njëri nga ata me sëmundje shoqëruese, njeri nga me të ligshtit, njëri te cilin një ftohje apo një grip do ta rr’xonte e shtrinte për tokë!
▪︎E jo pra, nuk është ashtu siç po e thotë mjeksia, nuk është ashtu si po e thotë OBSH-ja, por është ajo te cilen nuk po e thotë, apo po e thotë por ne nuk po e kuptojmë!? Anëtari i familjes të cilit COVID 19 ia cimentoi e beri mushkeritë gurë, ishte me i forti, me i madhi me i fuqishmi, ishte ai qe nuk u ankua kurrë, ai i cili nuk kishte asnje s’mundje!
▪︎Dikush mund të pretendoj se personi ne fjalë qe nuk ishte sëmurë kurrë mund t’kishte patur ndonje sëmundje, por kete nuk ia kishin thënë mjeket kur ai kishte shkuar te kerkonte ndihmë në spital! Le qe nuk ia kishin thënë atij sa ishte gjallë kur kishte shkuar te kerkonte mdihmë, por një gjë të tillë mjekët nuk ia kishin thënë familjes as pas vdekjes se tij!
▪︎Miku në fjalë emrin e te cilit nuk dua ta beje publik, per dike mund t’ketë vdekur sepse nuk kishte qenë i s’muar kurrë, e per disa mund t’ketë vdekur sepse vetëm atij Zoti ia kishte shkruar te vdiste!? Por unê mendoj se e vërteta është krejt tjetër! Edhe shkenca e pranon qe njeriut nuk mund t’i zgjatet jeta, por qe mund t’i shkurtohet jeta njeriut shkenca nuk e mohon!
▪︎ Do te ishte e besueshme dhe e kuptueshme qe në periudhën para internetit, per nje grumbullim të informacioneve empirike nga e gjithë bota, nga shtete, nacione, raca e kultura te ndryshme, nga shtresa e meridiane te ndryshme gjeografike te botes, te duheshin disa vite! Por që ne kete shekull te informatikes e internetit, ne kete epokë te jetes online, te thuhet se per nje vit nuk eshte arritur te grumbullohen, sistemohen e analizohen gjitha keto te dhena të nevojshme, ne baze të të cilave lehtë ka qenë e mundur te vihet te pergjigja shkencore, ështëe e pabesueshme!
▪︎Perderisa mjeksia nuk bene ekzaminime, nuk i grumbullon analizon gjitha të dhenat e rasteve te ndryshme dhe nuk vjen në perfundime shkencore pse ndodhin raste të tilla sikur ky në këtë familje, nuk do të ndalen vdekjet e atyre që nuk kanë s’mundje dhe janë plotë energji! Nuk do te ndalen vdekjet misterioze sikur kjo e babait e vëllaut, shokut e mikut tonë të dashur 59 vjeçar, të cilit COVID 19 ia morri jetën!