12 të vdekur e 373 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

01.11.2020 19:56:02

Edhe Mali i Zi është duke u përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus.

12 persona kanë vdekur dhe 373 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, këto shifra kanë dalë pas 1.090 mostrave të marra.