Aksident zingjiror mes katër veturave në Veternik

17.11.2020 00:42:51

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak më parë në hyrje të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë katër vetura, teksa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit pati persona të lënduar.

Aksidenti saktësisht u shkaktua në Veternik, ku pak më parë pati edhe kolona të gjata si shkak i orës policore e cila është vendosur me masat e reja anti-COVID