Daut Haradinaj: I uroj shërim të shpejtë Presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit

17.11.2020 20:10:00

U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me COVID-19.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Osmani, e cila tha se do të qëndrojë e izoluar dhe se do të mundohet që punët t’i kryej nga shtëpia.

Pas kësaj ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj i uroi shërim të shpejtë Osmanit, duke lënë anash kundërshtimet e shumta politike që kanë pasur shpesh herë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

I uroj shërim të shpejtë Presidentes në detyrë, znj.Vjosa Osmanit. Poashtu të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky virus.