Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në fjalën e mbajtur në fundin e takimit për pandeminë me ekspertë të ndryshëm, tha se qeveria duhet të mbajë shënim çfarë thanë ekspertët sot.
Unë ftova ministren e Shëndetësisë dhe kreun e Taskforce Anticovid, Mira Rakacolli por ata nuk erdhën dhe sollën zv.ministrin.
Kreu i shtetit kërkoi që qeveria të ndërhyjë që të mos rriten çmimet e barnave dhe shërbimit nga proivatët.
“Jemi njohur me dokumentet megjithatë unë besoj se shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje sepse situata është dinamike dhe çdo reflektim ndihmon për t’i pasur situatat sa më shumë nën kontroll.
Të bëhet unifikimi i çmimeve që të mos lihet hapësirë për të spekuluar privatët me shëndetin e qytetarëve. Nuk patëm kontestim për personelin shëndetësor të cilët punojnë në kushte të jashtëzakonshme, por u dhanë ide të mira e pozitive.
Mjekët e familjes të jenë të pajisur me mjetet e pajisjet përkatëse. Jam i bindur se qeverisë i duhen sa më shumë ide pozitive sepse është në presion të situatës”.
Ndërkaq, zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla ka falënderuar Presidentin dhe tha se i kam mbajtur shënim të gjitha mendimet dhe do ja dërgoj ministres së Shëndetësisë.
, në fjalën e mbajtur në fundin e takimit për pandeminë me ekspertë të ndryshëm, tha se qeveria duhet të mbajë shënim çfarë thanë ekspertët sot.