Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në Elbasan. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco neuropsikiatër.
Baco ishte shtruar te COVID 2 prej disa ditësh, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Baco u diplomua në vitin 1969, në vitin 1972 deri në vitin ishte 1985 Shef Pavioni.
Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për më vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.