Ramë Likaj: Gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses, respektoni masat kundër COVID-19

17.01.2021 14:05:25

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar sot fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.

Në tërë Kosovën, nesër pritet të fillojë gjysmëvjetori i dytë i mësimit dhe ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit.

Me këtë rast ai ka kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave kundër COVID-19.

Likaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë, gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses.

Njoftimi i tij i plotë i Likajt, pa ndërhyrje:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.

Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.

Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë.