Opozita me një kusht shtesë, për të marrë pjesë në tryezën e Isa Mustafës për Demarkacionin!

21.09.2016 14:08:37

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë në takim me Kryeministrin Isa Mustafa, për çështjen e Demarkacionit, Nisma për Kosovë ka mbetur ende e pavendosur karshi kësaj çështjeje, shkaku i mungesës së ftesës me shkrim nga ana e shefit të Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj tha për “Gazeta Blic” se dialogu me Mustafën për çështjen e Demarkacionit, nuk ka kuptim pa u kthyer marrëveshja në fjalë në zero.

Ftesa, e Mustafës apo qeverisë për një tryezë të rrumbullakët për demarkacionin, mendoj që është e gabuar. Kokëfortësia e Mustafës që të diskutohet është e pa vend.

Deri sa Mustafa nuk ka një mendim ndryshe e nuk e pranon gabimin e tij për Demarkacionin dhe nuk kthehet kjo marrëveshje në zero, nuk ka kuptim dialogu”, tha Lekaj.

“Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me Shefin e GP nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca përmes zëdhënëses së këtij subjekti politik, Tinka Kurti, por ajo vlerësoi se mund të jetë e parëndësishme kjo çështje për Konjufcën, shkaku që është diskutuar edhe më herët.

E anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi tha për “Gazeta Blic” se do të marrin një vendim vetëm pasi që ta marrin ftesë me shkrim nga Mustafa.“Kjo temë është duke u shtjellu që 15 ditë, përditë. S’ka asgjë të re”, tha aj