Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme në Fier, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime shoferi.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “1Maj”, në orën 15:30, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në motorr.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Honday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.








































