Shqiperi/ “Nuk do të bashkohem kurrë me PS”/ Grida Duma flet pas sulmit të Ramës: I them tim biri përkëdhele…

12.03.2021 13:25:33

Kandidatja e PD-së, Grida Duma ka folur për herë të parë pas sulmit të bërë nga kryeministri Edi Rama. Duma falënderoi të gjithë ata që i ofruan mbështetje, duke shtuar se kurrë nuk do ta linte PD-në për t’iu bashkuar PS-së.

“Shpesh kanë thënë që pas një burri të madh qëndron një grua e madhe. Nuk kam më asnjë kompleks, më parë në publik kontrolloheshim shumë që mos lëshonin asnjë fjalë jashtë skemave.

Diku, këtyre dy ditëve lexova një solidaritet ndaj meje, personal. Sikur Grida Duma të ishte në Partinë Socialiste çfarë do të ndodhte? Dhe pavarësisht se i falënderova për solidaritetin thashë: Nuk do mund të ndodhte të isha kurrë në PS. Jo vetëm për çështjen që unë zgjedh të jem e djathë, por nuk do e ndërroja kurrë një njëri si Lulzim Basha, me të cilin në 10-11 vite kam parë sesi jo vetëm ndaj meje, por ndaj çdo individi njeh respektin absolut.

Unë jam nënë e një djali dhe në çdo rast kur ai hyn në ditët e veta të adoleshencës i them sillu mirë, përkëdhele atë shoqe që ke afër”, u shpreh kandidatja demokrate.

"Nuk do të bashkohem kurrë me PS"/ Grida Duma flet pas