Pamje nga brenda magazinës së shkrumbuar/ Shpresa për ta gjetur trupin e 33-vjeçarit është tek unaza e floririt

26.03.2021 23:32:26

Pas disa tre ditësh betejë me flakët në magazinat e qendrës tregtare, është bërë e mundur dhe shuarja e tyre.

Mësohet se gjatë kësaj kohe është kërkuar me aparat termik nga FA për trupin e 33-vjeçarit, Arjan Sala, por pa rezultat se ato funksionojnë vetëm kur trupi është në jetë.

Aktualisht shpresa mbetet kërkimi me aparat metalesh pasi shefi i sigurisë ka patur unazë floriri në gisht.

Për shkak të temperaturave të larta, në disa vende ka shkrirë edhe metali.

Pamje nga brenda magazinës së shkrumbuar/ Shpresa për ta gjetur