Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Komisioni për Legjislacion pas verifikimit të dokumentacionit mund të bëjë të ditur se kandidatët e nominuar për president plotësojnë kushtet e paraparë për t’u zgjedhur president.
“Kemi vërtetuar se kandidatët plotësojnë kushtet për kandidim në zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, tha ai.
Kësisoj pas këtij deklarimi hapet rruga për procesim të mëtutjeshëm për zgjedhjen e presidentit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sonte për të votuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit për një mandat 5 vjeçar