Sidoqoftë, ndonjëherë trajtimet më të mira mund të gjenden në natyrë, qoftë ato kundër akneve, shenjave ose rrudhave.
Më poshtë do të gjeni një recetë të tillë natyrale, e cila mund t’ju ndihmojë me shenjat, skuqjen e lëkurës, rrudhat dhe aknet dhe krejt këto pa ndonjë efekt anësor të padëshiruar.
Për ta përgatitur këtë maskë natyrale ju duhen vetëm dy përbërës – vaj ulliri dhe sodë bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës. Të dy përbërësit janë shumë të mirë për lëkurën tuaj, pasi mund t’i japin një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
Soda bikarbone ka aftësi që të largojë qelizat e vde. kura të lëkurës dhe të eli minojë shenjat e akneve nga fytyra, ndërsa vaji i ullirit ka veti anti-inflamatore, antioksiduese, qetësuese dhe hidratuese duke bërë kështu lëkurën tuaj shumë të butë.
Kombinimi i këtyre dy përbërësve mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj dhe t’ju kushtojë pothuajse asgjë, prandaj pse nuk e provoni dhe shihni vetë.
Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit dhe sodën bikarbone derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në zonat e fytyrës që janë probl ematike për ju dhe lëreni të qëndrojë për 5- 10 minuta, më pas shpëlani me ujë të vakët.
Përsëriteni këtë çdo ditë derisa të keni rezultatet e dëshiruara. Në pak javë, do të bindeni edhe vetë se kjo maskë bën mrekulli, pasi do të keni lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim.