Për të tretën ditë me radhë rrugët që qojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga qytetarët serbë që po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, saktësisht të targave të automjeteve.
Automjete të rënda dhe mjete të tjera po vazhdojnë të vendosen në rrugë, duke penguar kështu lëvizjen e lirë në këtë anë.
Serbët vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e institucioneve të Kosovës, kurse në Jarinje dhe Bërnjak janë shtuar forcat policore të Njësive Speciale të Kosovës të cilët po kujdesen për mos-eskalimin e situatës në veri, shkruan lajmi.net.
Shumë serbë janë duke u grumbulluar vazhdimisht në këtë anë e disa herë radhazi kanë ndezur edhe zjarre dhe kanë kënduar këngë me tekste provokuese për shqiptarët.