Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 kemi marrë informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka treguar se policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe se për detaje të tjera do të njoftojë në vazhdim
Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.