Pasditen së martës në seancën e radhës stërvitore trajneri Gianni De Biasi ka konfiguruar edhe formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria përballë Lihtenshtejnit.
Do të jenë 3 lojtarët që do të mbështesin Bekim Balajn në qendër të sulmit. Roshi do të vendoset në krahun e djathtë, Jahmir Hyka në qendër dhe Azdren Llullku në të majtë. Bekim Balaj në mungesë të Armando Sadikut do të ketë përgjegjësinë për të mbajtur peshën e majës së sulmit me objektivin për të dërguar topin në rrjetë. Në seancën stërvitore të pasdites të së Martës, mungoi Ledian Memushaj i cili po kryen terapi dhe vetëm të Mërkurën do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo ndaj Lihtenshtejnit.