Ka qenë Hyka që në minutën e ‘12, i ka dhënë një gol Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, mbetet edhe pjesa e dytë ajo që do të përcaktojë rezultatin përfundimtar.
Në minutën e ‘4, Mavraj bëri një gabim që mund t’i kushtonte kombëtares sonë.
Kjo gjë e ka nervozuar trajnerin Gianni De Biasi, duke i thënë që duhet të jetë më i vëmendshëm.
Në minutën e ‘9, Azdren Llullaku, ka rrezikuar seriozisht portën kundërshtare, por jo. Ndërsa në minutën e ‘10, Hyka ka shënuar gol.
Shqipëria ka dominuar gjatë gjithë kohës, por nuk ka mundur që të gjejë portën, për të thelluar rezultatin.
-15′ E gjithë skuadra e Lihtenshtejnit qëndron e e tërhequr në gjysmëfushën e saj, ndërsa lojtarët tanë tentojnë të gjejnë hapësira me Hykën dhe Llullakun në të majtën e sulmit tonë. Pas golit të parë.
–Nuk kanë të ndalur rastet e Shqipërisë, por ende rezultati mbetet minimal 0-1. Në fillim Roshi godet bukur, nga jashtë zonë e në një tjetër rast është Balaj që me kokë e çon topin në duart e portierit.
– Teksa luhet minuta e 40 e ndeshjes Lihtenshtejni është zhvendosur disi më përpara në drejtim të portës sonë, por pa mundur të tregohen të rrezikshëm.
Pjesa e dytë
Nis pjesa e dytë dhe De Biasi ka bërë një tjetër zëvendësim. Largohet Abrashi dhe në fushë është Lila. Asnjë zëvendësim për vendasit deri tani.