Nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë e bojkotuan mësimin ditën e enjte, për arsye se nuk po e duan profesoreshën e lëndës së Kimisë, Florie Rusinovcin.
Por vet Florie Rusinovci, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka telashe me nxënësit.
Ajo pretendon se krejt ky bojkot erdhi shkaku i dikujt tjetër.
Por Drejtori i Shkollës tha se mori plot ankesa edhe nga prindërit për këtë mësimdhënëse.
Këto ankesa janë adresuar edhe tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Nxënësit pohuan se përderisa kjo profesoreshë do t’ju jap lëndën e Kimisë, ata nuk do të futen në asnjë orë.






































