Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili ka reaguar pas kërkesës së ambasadës turke në Kosovë, që gazetari Berat Buzhala të dënohet me burg.
Veprimet e ambadaës janë cilësuar të gabuara nga deputeti Ismaili, shkruan Indeksonline
“Me lypë me e arrestue, veç pse është shprehë lirshëm, nuk ka të drejtë kurrkush. E hiç ma pak dikush që nuk është zot shtëpie këtu, e nuk ka as bazë ligjore”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Për që është Berat Buzhala mut prej njeriu, nuk ma ndryshon mendjen kurrë.
Për që vjen dita me i dalë krah, s’ma ka marrë mendja kurrë.
Me lypë me e arrestue, veç pse është shprehë lirshëm, nuk ka të drejtë kurrkush. E hiç ma pak dikush që nuk është zot shtëpie këtu, e nuk ka as bazë ligjore.
Berati ka plot padi në gjykatë për shpifje, për të cilat ligji, i cili për fat të keq nuk funksionon në Kosovë qysh duhet, duhet me e përndjekë. Por edhe ajo ditë vjen.
Na shtet kemi me krijue një ditë, por vetëm duke kërkue drejtësi. E jo për teket e dikujt që mendon se është mbi ligjin, e që edhe ambasadat, e edhe vetë Berati shpesh mendojnë se munden me e abuzue këtë.