Austriakët të interesuar për investime në miniera dhe metalurgji

10.11.2016 15:02:05

Në Prishtinë po qëndron një delegacion i investitorëve austriak. Autoritet qeveritare të Kosovës kanë biseduar me austriakët për mundësin e investimeve në industrinë minerarë dhe metalurgjike.

Sot në hapësirat e MMPH-së, ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala se bashku me zv.Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Avni Kastrati ka zhvilluar  takim me delegacionin e investitorëve nga Austria të kryesuar nga Rudolf Hofbauer, Menaxher i përgjithshëm në ETVie Energy Transfer Vienna GmbH.

Në takim u bisedua për mundësit e investimit në industrinë minerarë dhe metalurgjike, legjislacionin që mbulon sektorin minerar, pëlqimet dhe lejet mjedisore, në veçanti për mundësit e investimit në industrinë përpunuese të mjedisit.

“Delegacioni shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këto fusha. U.d Ministri Shala dhe zv. Ministri Kastrati i informuan bashkëbiseduesit për mundësit konkrete të investimit dhe shprehen gatishmërinë për të ofruar të gjitha mundësit ligjore për realizimin e projekteve të tyre”, ka bërë të ditur MMPH-ja, në një komunikatë për media.