Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Ilir Cullhajn, i cili akuzohet për vepra të turpshme me të mitur. 34-vjeçari, i cili u arrestua disa ditë më parë, ka pranuar akuzat në gjykatë, ku të pranishëm kanë qenë edhe basgkëshortja e tij, fëmijët dhe familjarë të tjerë.
Para gjykatës ai shfaqet thellësisht i penduar. “Veprova kështu pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellësisht për veprimin tim”, ndonëse habit me shprehjen: “Nuk mendova që do bëhej kaq e madhe”, – ka deklaruar ai.
Më pas shton: “Nuk e dija që ishte e mitur më pëlqente si femër dhe i kam dhënë një letër në dorë, nëse donte të vinte me mua”.
Seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 34-vjeçarit, të martuar dhe baba i një fëmije të mitur, u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes.
Çullhaj me banim në Durrës ka pranuar se i ka dhënë një letër një 12-vjeçareje nga Durrësi, në të cilën kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme, si dhe ka tentuar ta marrë atë në makinën e tij.






































