Veprimtari i çështjes kombëtare në Kosovë dhe në mërgatë, Ahmet Asani, ka përshkruar me ironi, takimin për Unionin e komunave shqiptare janë duke e mbajtur në Tiranë. Në një postim në facebook, z. Asani me ironi thotë se Pararoja vendosi që Unionit ti prijë Tirana socialiste kurse himnin ta këndojë Goran Bregoviq.
“Nga inati që Republika e Kosovës nuk u bë socialiste dhe “per inat te asociacionit të komunave serbe”, Prishtina nuk e bëri UNIONIN E KOMUNAVE TË KOSOVËS ME VISE!
Pararoja vendosi që Unionit ti prijë Tirana e socialistëve! Është e mundshme që himnin e këti Unioni ta këndoj qytetari i nderit të qytetit të Tiranës, këngëtari serb Goran Bregoviq!” – thuhet në postimin e z. Asani.






































