Një ditë pas zgjedhjeve në Drenas, kryeministri Mustafa ka uruar partitë dhe kandidatët për sjellje dinjitoze, dhe KQZ-në dhe vëzhguesit për organizim të suksesshëm.
“E arritura jonë më e madhe në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Drenasit është vet procesi i rregullt zgjedhor. Ndërkaq, rezultatet shprehin vullnetin aktual të qytetarëve.
Uroj të gjitha subjektet dhe të gjithë kandidatët për sjellje dinjitoze; KQZ-në dhe vëzhguesit për organizim të suksesshëm. IM” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.