CONMEBOL ka njoftuar se ia ka dhënë titullin Copa Sudamericana skuadrës së Chapecoense
Shtëpia e futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL ka njoftuar se ka vendosur që kampion të Copa Sudamericana të shpallet skuadra e Chapecoense.
Ky vendim ka ardhur me kërkesë të skuadrës kundërshtare Atletico Nacional, pasi shumica e lojtarëve të Chapecoense humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit të skuadrës.
“CONMEBOL ka vendosur për t’ia dhënë titullin e Copa Sudamericana për vitin 2016 skuadrës së Chapecoense”, thuhet në njoftimin zyrtare.