Thaçi me shefen e EULEX-it: Kemi vizion të njëjtë, të afrojmë Kosovën drejt BE-së

08.12.2016 18:47:31

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe EULEX-it

Presidenti Thaçi u shpreh se EULEX-i e ka përkrahjen e institucioneve kosovare në përmbushjen dhe përmbylljen e misionit të vet. “Ju përgëzoj për bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet e Kosovës, me qeverinë dhe me ministritë, me organet e rendit e të ligjit”, shtoi presidenti Thaçi.