Makina e funeralit godet transformatorin, lë pa drita Kombinatin

13.12.2016 14:09:59

Në zonën e Kombinatit në Tiranë, 250 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike sot në mesditë.

OSHEE-ja njoftoi se makinë funerali me targa AA848KN ka goditur kabinën elektrike dhe ka dëmtuar rëndë transformatorin që furnizon me energji pjesën qendrore të Kombinatit dhe rrethinat e tij.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit i cili ka lënë pa energji 250 abonentë në këtë zonë.