Kryeministri Mustafa ka bërë një deklaratë lidhur me ndarjen e kodit telefonik për Kosovën nga ana e ITU-së.
ITU i ka ndarë Kosovës kodin telefonik +383 në bazë të marrëveshjes së Brukselit.
Kjo është deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa:
“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383.
Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.
Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit.
Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!”