E bujshme: Kroos, objektivi i Chelsea-t në janar!

26.12.2016 13:46:18

Chelsea sivjet është pothuajse skuadra e përkryer në Premier League, por gjithnjë ka vend për përmirësim. I këtij mendimi është presidenti i “Bluve të Londrës”, Roman Abramovich, i cili dëshiron të investojë shumë në merkaton e janarit, që trajneri Antonio Conte të ketë një ekip edhe më konkurrues. Kështu, siç raporton britanikja “The Sun”, synimi i italianit është mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos, i përmendur edhe në merkaton e Juventus-it.Aktualisht, Kroos po i kalon pushimet e fundvitit në Londër dhe nuk ka ngurruar të lajmërojë fansat e tij në rrjetet sociale për këtë. Një e dhënë aspak e fshehtë për transferimin e kampionit të botës në “Stamford Bridge” mund të jenë gjithashtu deklaratat e tij të përsëritura, ku shfaq admirimin e tij për lojën dhe mjedisin që ka Chelsea. Kroos është një lojtar konstant në bërthamën e “Galaktikëve”, por nëse vjen oferta e duhur..