Gjakovë: Shtëpia përfshihet nga flakët, një person në gjendje të rëndë
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjakovë.
Nga ky incident një person ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për në QKUK, raporton lajmi.net.
Shkaku i zjarrit mësohet se është nga shpërthimi i një bombole gazi.
Policia si dhe ekipi i zjarrfikësve ka dal në vendin e ngjarjes.






































