Bushati kërkon nga Franca lirimin e Haradinajt

05.01.2017 12:47:00
BUSHATI PER RAPORTIN E DASH - Deputeti i PS Ditmir Bushati, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se DASH kritikoi te gjitha ato ceshtje ku opozita ka ngritur perhere zerin.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dënon arrestimin e ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj në aeroportin francez. Në një postim në facebook Bushati thotë se “ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”
 Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat.

I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn.

Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështoj sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë.

Ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Proces, i cili kërkon gjurmë provash të pakundërshtueshme, e jo përbetime artificiale, për të ecur me vendosmëri përpara, duke hequr dorë nga provokimet dhe aplikimi i metodave që s’kanë aspak lidhje me të ardhmen e përbashkët të Kosovës e Serbisë në familjen evropaine.