Një grup të rinjsh të njohur në Facebook si “Maniakët e Modës”, iu kanë dal në ndihmë sot familjes Xhaferi të cilët jetojnë në kushte tepër të vështira.
Pas publikimit të lajmit për këtë familje skamnore këtë të rinj kanë marrë iniciativë për t’iu ndihmuar duke blerë produkte ushqimore për ta.
Për kushtet e jetesës së kësaj familje ka reaguar edhe komuna e Prishtinës e cila më pas është interesuar dhe ka kontaktuar me Qendra për Punë Sociale.