Icardi: Mund të shkoj në Kinë

15.01.2017 11:08:46

Kina e cila po investon në futboll në kohët e fundit  më nuk përbën lajm, poashtu edhe tundimi i lojtarëve më të mirë në qarkullim për të shkuar atje. Kapiteni i Interit, Mauro Icardi nuk ka përjashtuar mundësinë për të luajtur në Super Ligën kineze në të ardhmen, por ai është i lumtur në Serie A.

Oscar ka bërë një rekord duke kaluar në Shanghai SIPG nga udhëheqësit e Premier League, Chelsea, ndërsa Tevez u bashkua Shanghai Shenhua.

Icardi, megjithatë, nuk ka ndërmend të largohet nga Milano, ku ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare në tetor.

“Kina?  E përtërirë [kontrata ime]”, ka thënë 23-vjeçari për Sky Sports Italia . “Jam i lumtur që jam me këtë fanellë”.

“Kina – nuk është gjithmonë vetëm në fund të karrierës, por për momentin jo.”/fokusi.org/