Në Komisionin për Siguri, Anton Quni nga LDK-ja, ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, nëse presidenti ka dhënë urdhër të drejtpërdrejt për ndërhyrje në ndalimin e trenit serb.
Pse nuk ndalet edhe linja hekurudhore Kralev-Mitrovicë dhe a është legale kjo linjë?- ka pyetur anëtari nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi.
“Për këtë linjë unë kam kërkuar informacione nga autoritetet hekurudhore nëse është legale”, ka thënë Hyseni.
“MPB është e gatshme të kryej punën e vet edhe sa i përket murit në veri. Nëse PK i kërkohet asistenca për të respektuar ligjin ju sigurojë se do të jetë aty por policia nuk mund të ndërhyjë pa pasur kërkesë. Unë nuk jap urdhra për ndërhyrje”, ka theksuar ministri.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Hyseni ka thënë se duhet të vazhdojë por që duhet të riformatizohet plotësisht.
Ndalimin e Haradinajt dhe mbajtjen e tij në Francë, ai e ka quajtur të papranueshme.