Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kujtuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 11-vjetorit të vdekjes së tij.
Kelmendi thotë se vdekja e Rugovës është humbje për tërë popullin.
“Ditë evokimi kujtimesh të rrugëtimit dhe përpjekjeve të gjata të popullit tonë për Liri dhe Pavarësi.
11 vite nga ndarja fizike e Presidentit të parë dhe historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Urtësia, butësia, rruga paqësore politike, ndërtimi i urave të përhershme me miqtë e mëdhenj të Kosovës (SHBA dhe BE), karakteristika këto të një djali fisnik rugovas e kosovar, e bëjnë presidentin Rugova, personalitet të pakontestueshëm të mbarë kombit shqiptar.
Ndarja nga jeta e presidentit Rugova sot e 11 vite më parë, mbetet humbje e madhe për tërë popullin, për Kosovën, për LDK-në”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook.