Shtëpia e Bardhë u është përgjigjur sot diplomatëve amerikanë të cilët kanë nënshkruar një letër proteste kundër vendimeve të presidentit Donald Trump me qëllim të uljes së emigracionit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka thënë se ky dokument që e kanë nënshkruar diplomatët “është përplot ekzagjerime”, transmeton AFP.